Sipas Allegrit, Cristiano Ronaldo duhet t’i shënojë penalltitë në mënyrë që të falet

Trajneri i Juventusit ka treguar se kërkon nga Cristiano Ronaldo t’i shndërrojë në gol penalltitë në mënyrë që të falet për eliminimin nga Champions League të “Zonjës së Vjetër” gjatë edicionit të kaluar.

Goli i realizuar nga Ronaldo në minutën e 98-të kualifikoi Real Madridin në gjysmëfinale të Champions Leagues, teksa la jashtë Juventusin jashtë kompeticionit edhe njëherë tjetër.

Ylli portugez iu bashkua “Bianconerëve” në muajin korrik gjersa gjatë këtij sezoni ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë në fitoren 0-3 të fundjavës ndaj Fiorentinës.

Allegri e cilëson gjuajtjen e penalltive nga Ronaldo si një mundësi e mirë për t’u falur pas eliminimit të Juventusit nga Champions League me penalltin e 33 vjeçarit.

“Ronaldo i gjuan penalltitë. Pasi e shënoi atë penallti kundër nesh sezonin e kaluar në minutat e fundit me 139km\h, a më duhet të caktojë dikë tjetër? Ai duhet të bëjë diçka në mënyrë që të falet. Duhet t’i gjuajë penalltitë dhe të shënojë gjithmonë”, u shpreh Allegri.

Ronaldo u shndërrua në lojtarin e parë të Juventusit që shënon të paktën 10 gola në 14 paraqitjet e para në Serie A prej John Charles në vitin 1957-1958.