Trajneri argjentinas

Simeone thotë se Atletico ka nxjerrur gjëra pozitive nga humbja e thellë ndaj Dortmundit

Në prag të përballjes me Real Sociedadin në La Liga, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se e kanë lënë prapa humbjen e thellë 4-0 ndaj Borussia Dortmundit.

Atletico u shkatërrua në mesjavë në udhëtimin drejt Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për Champions League, por Simeone beson se skuadra e tij ka gjëra për të mësuar nga ajo humbje.

“Emocionalisht jemi gati, sepse një futbollist mendon gjithmonë për ndeshjen e ardhshme. Futbolli është cështje balanci. Ata që arrijnë të ruajnë balancin defansiv dhe ofensiv, janë më të suksesshmit. Unë nuk i ndëgjoj kritikat apo komplimentet, njëra të dobëson e tjetra të nervozon. Ne luajtëm më mirë ndaj Dortmundit sesa kundër Villarrealit, dallimi është se ndaj të parës u mposhtëm e të dytës morëm një barazim”, deklaroi Simeone.

Pas 9 javëve të zhvilluara në La Liga, Atletico ndodhet në pozitën e 5-të me 16 pikë, 2 më pak se Barcelona që është lidere.