Simeone: Ronaldo më i miri, por ne kemi ardhur të luajmë ndaj Juventusit

Atletico Madrid është e vendosur të kalojë tutje edhe pse përballë do ta ketë armikun e tyre të vjetër Cristiano Ronaldon.

Diego Simeone ka theksuar se ekipi i tij udhëtoi për në Itali për t’u përballur me Juventusin dhe nuk do të përqendrohen te individët.

“[Cristiano Ronaldo] është një kampion dhe ne nuk mund të themi asgjë. Ai është numri një, i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë bën ndryshimin”.

“[Megjithatë] Unë nuk mendoj se është Ronaldo kundër Atleticos, pasi ne kemi ardhur për të luajtur kundër Juventusit”.

“Kundërshtari është i fortë, [me] një skuadër të fuqishme dhe një trajner me një stil shumë të fortë që ai po transmeton te Juventusi”.

Joao Felix është rikthye në aksion kundër Granada pas një muaji mungesë për shkak të dëmtimit dhe Simeone theksoi pse Atletico kishte nevojë për të në fushë.

“Ai ka qenë me ne për ca kohë, u lëndua dhe mbeti jashtë për një muaj dhe nuk mund të llogarisnim në të”, shtoi ai.

Ne kemi nevojë për të sepse ai është i ndryshëm”.

“Me përulësinë, punën dhe dëshirën e tij për tu përmirësuar, ai do të vazhdojë të rritet sepse ka talent”, ka thënë Simeone.