Trajneri i Atletico Madridit

Simeone: Edhe ndaj Dortmundit do fitojmë siç bëmë me Interin, shpresoj që një ditë të rikthehem në Itali!

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, tha për mediet në prag të ndeshjes së çerekfinaleve të Champions League, ndaj Borussia Dortmund, se fitorja ndaj Inter-it u dha forcë për të vazhduar bindshëm në këtë kompeticion.

“Ndeshja kundër Inter-it na dha forcë për të vazhduar këtë kompeticion, jemi mes tetë më të mirëve të kompeticionit dhe tani mendojmë për Borussia Dortmund-in të bindur se mund të fitojmë”-u shpreh fillimisht kreu i stolit të “Colchoneros”.

Ndërsa i pyetur për një rikthim të mundshëm në Serie A në të ardhmen, ai deklaroi se shpreson që në të ardhmen të ketë mundësinë të kthehet, pasi sipas tij Italia i mësoi shumë.

“Nuk kam afate kohore, kam kontratë edhe për dy vite të tjera me Atletico-n, por në kokën time është ideja e një rikthimi në të ardhmen në Serie A. Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, futbolli italian më ka mësuar shumë edhe kur kam qenë trajner i Catania-s, shpresoj të kthehem një ditë sepse e dua futbollin italian”-tha ndër të tjera ai.