Sigurimi çekë shihet në stadiumin “Fadil Vokrri” (FOTO)

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër në sfidën e luajtur ndërmjet Kosovës e Çekisë pritet të jetë jashtëzakonisht e zjarrtë.

Kampi i Çekisë duket se është i informuar për atmosferën e zjarrtë që i pret në stadium nesër dhe sikur ka preferuar që sigurimin ta ketë më veti në këtë ndeshje.

Edhe gjatë konferencës për media, trajneri Jaroslav Silhavy dhe kapiteni Marek Suchy më shumë janë përqendruar te atmosfera në stadium, të bindur se përveç futbollit asgjë tjetër nuk do të ndodhë.

Gjithsesi, ata janë përgatitur për çdo gjë, pasi me vetë kanë edhe sigurimin të cilët edhe ishin sot në stadium për të qenë afër ekipit kombëtar gjatë stërvitjeve që i bënin na stadiumin “Fadil Vokrri”.

loading…