Si u lëshuan qiratë e aseteve të Agjencisë: Zëvendëskryesuesja e Bordit të AKP-së gënjeu publikisht

Syzana Dautaj, zëvendëskryesuese e Bordit të AKP-s, para pak ditësh ka dhënë një deklaratë të rreme.

Më datë 13 shkurt 2023, në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është diskutuar Raporti i Auditimit për të hyrat nga qeraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Fillimisht, lidhur më këtë raport ka folur Vlora Spanca, auditore e përgjithshme, duke treguar se bëhet fjalë për një auditimim për periudhën periudhën 2012-2021.

Më pas në sqarimin e saj, zëvendëskryesuesesja e Bordit të AKP-së, Syzana Dautaj ka thënë se sa i përket qiradhënieve, “prej se ne jemi aty çdo qira është bere përmes tenderimit publik”.

“Ne si Bord jemi që një vit e pesë muaj. Periudha e Aludimit ka mbuluar vetëm 4 muaj të Bordit të tanishëm. Domethënë, periudha e aludimit të qirave është deri më 31 dhjetor 2021 përderisa ne mbledhjen e parë formale e kemi pasur në shtator. Si Bord, mendoj që kemi bërë shumë, ndoshta nuk është mundur që shumë shpjete të përmirësohen gjërat sepse janë disa procedura, disa mënyra që nuk të lejojnë. Mirëpo në katër majit e par të vitit 2021 edhe gjatë vitit 2022, në kemi bërë ndryshime shumë të mëdha, posaçërisht në aspektin e qerave dhe të shitjeve të AKP-së. Çdo gjë është bërë përmes tenderimit në aspektin e qirave, edhe në aspektin e shitjeve është rritur shumë çmimi mesatarja edhe të pjesa e qirave edhe të pjesa e shitjeve”, ka thënë ajo.

Periskopi ka gjetur se kjo deklaratë e Dautajt nuk është vërtetë.

Nëpërmjet kërkesës për qasje në dokumente publike, Periskopit i është ofruar lista me pronat aktuale nga AKP-ja. Në listë janë 1150 asete për të cilat AKP inkason të hyra në baza mujore.

Pjesa më e madhe janë dhënë në shfrytëzim më tender të hapur publik. Po ashtu një pjesë, siç shkruan në raport, janë qira të trashëguara.

Periskopi ka parë se janë rreth 200 asete që janë të lëshuara më qira nëpërmjet negocim direkt.

Këto asete janë lëshuar me qira nga Bordi aktual i AKP-së.

Rregullorja e AKP-së e vitit 2014 procedurat e qiradhënies së aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, neni 3 përcakton se “Në procedurën e qiradhënies domosdoshmërisht aplikohet metoda e tenderit publik duke zbatuar njëkohësisht parimet e konkurrencës së lirë, publike dhe transparencës“.

Kjo mënyrë e kontraktimit duke i anashkaluar procedurat e shpalljes publike rrezikon parimin e konkurrencës, transparencës dhe arritjen e vlerës për para. Madje, është e kundërta e asaj që ka thënë edhe vetë Dautaj para Komisionit Parlamentar.

Pra, siç shihet në disa raste, bordi aktual i AKP-së, ka lidhur kontratat duke trajtuar shfrytëzuesit e pronës si uzurpatorë në bazë të Udhëzuesit për Lirimin e Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqerore i cili ndër tjerash parasheh që hyrja në marrëdhënien kontraktuale bëhet përmes negocimit nga komisioni i përcaktuar nga AKP.

Ajo që bie në sy është se çmimi është shumë i ulët për këto qira. Më i ulët se çmimi i tregut. Toka, bujqësore, plantacione, depo, lokale, objekte, etj, janë disa llojet e aseteve që janë lëshuar më qira me negocime për bizneset dhe personat juridik.

Më poshtë mund të shihni disa nga asetet e lëshuara me qira me negocim nga AKP.