PSD

Molliqaj: S’ka njeri në Kosovë që beson se Bedri Hamza mund t’i fitojë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është i ftuar në “Pressing” të T7, të martën.

Ai pos kritikave ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, kritikoi edhe opozitën, sidomos Memli Krasniqin pasi e kandidoi për kryeministër Bedri Hamzën.

Molliqaj ka thënë se nuk ka njeri në Kosovë që beson që Bedri Hamza mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“PDK-ja e ka dorëzu lojën në kuptimin politik. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që beson që Bedri Hamza do t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Molliqaj.