Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta fshehë nga publiku takimin e tij me zëvendësshefin e diplomacisë ruse, Aleksandar Grushko.
Informacionin për takimin e ka publikuar portali Nova.rs dhe duket se kjo gjë e ka goditur me të vërtetë kreun e shtetit serb, ndaj ka ndjerë nevojën që atë që është punë gazetareske ta cilësojë si denoncim.
Duke folur për tekstin që u publikua në portalin e pavarur serb më 17 tetor 2022, Vuçiq konfirmoi vërtetësinë e përmbajtjes së tij, por tha se Nova.rs “nuk ka asnjë spiun në qeveri”, por se, sipas pretendimeve të tij, “e kopjoi lajmin nga agjencia ruse TAS”. Është e kuptueshme dhe e pritshme që presidenti serb të mohojë që informacionet të rrjedhin nga takimet e tij dhe të arrijnë në media, sepse askush nuk është rehat kur përballet me atë fakt.
Ajo që nuk mund të kuptohet është nevoja e kreut të shtetit serb për ta përshkruar atë që është puna e gazetarit si shenjë e shtetit.
“Ja çfarë doja të fshihja. Unë jam budalla dhe mendova se mund ta fsheh. Çfarë do të doja të fshihja? Ndoshta për të shpëtuar Serbinë. Le të themi se ata ia dolën mirë. Pra, pse më denoncuat? Pse e denoncuat presidentin e vendit tuaj? Çfarë jeni ju, informatorë profesionistë? Të dashurit tanë në Perëndim, ky donte t’ju fshihte diçka”, tha ndër të tjera presidenti serb pasi prezantuesja e TV Prva e lexoi një citim nga teksti i publikuar në Nova.
Dhe çfarë shkruhej në tekstin e Nova.rs.
Kujtojmë se portali Nova.rs ka bërë të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar ka takuar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandar Grushko. Njoftimi për këtë takim, jo vetëm që nuk u përcoll në media, në kundërshtim me praktikën e krijuar të ekipit të PR të presidentit, por autoritetet në Beograd u përpoqën të fshehin faktin se kishte një takim mes kreut të shtetit serb dhe diplomati rus.

Kur Sergej Lavrov nuk mundi, erdhi Aleksandar Grushko. Zëvendës shefi i diplomacisë ruse ishte në Beograd më 13 dhe 14 tetor dhe gjatë vizitës së tij dyditore në kryeqytetin serb, pati takime me ministrin e Punëve të Jashtme Nikola Selakoviq, atë të Policisë Aleksandar Vulin, si dhe me presidentin Aleksandar Vuçiq. .
Informacioni për faktin se një zyrtar i lartë i Kremlinit vizitoi Serbinë praktikisht nuk ishte i disponueshëm deri në largimin e tij nga Serbia, kur Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse njoftoi se Grushko kishte folur me Vuçiqin për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Se qeveria u përpoq vërtet ta fshihte këtë takim, pohojnë edhe burimet e “Nova” nga kreu i qeverisë, duke theksuar se marrëveshja ishte që mediat të mos raportonin për takimin mes dy palëve. /Ballkani.info/







