Shteti i dha leje, ish-ministrja reagon për vizitën e Brnabiqit në Kosovë

Ish-kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj ka reaguar pasi autoritetet në Prishtinë i dhanë leje kryeministres serbe, Ana Brnabiq që ta vizitojë veriun e Kosovës.

Haradinaj tha se Brnabiq paska vendosur që të zbresë nga mali në Kosovë me leje të ministrisë së Punëve të Jashtme, që sipas saj, ky dikaster paska harruar që ajo asnjëherë nuk dështoi t’i fyejë shqiptarët, të mohojë masakrat e gjenocidin serb, e ta përkrahë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi.