Shqipëri-Islandë, atmosfera në “Elbasan Arena” në këto momente (VIDEO)

Tifozët dhe mbështetësit e kombëtares janë nisur drejt stadiumit, ku dhe presin me padurim të shijojnë spektaklin e përfaqësuese sonë ndaj Islandës, e cila i ka të gjitha mundësitë për të qëndruar na garë për një vend në kampionatin europian.

Lojtarët kuqezi kanë nisur nxemjen në tapetin e “Elbasan Arena”, ndërsa në shkallët e stadiumit janë ulur tifozët e parë.

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë të gjitha udhëzimet e teknikut italian, Edi Reja, për sfidën e sotme ndaj përfaqësuese së Islandës. Djemtë e Kombëtares janë më të motivuar se kurrë , ndërsa duket se kanë hedhur pas krahëve humbjen me kombëtaren e Francës të shtunën në “Stade de France”.

loading…