Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, mendon se kanë pësuar humbje nga një supër-skuadër, siç është Ballkani.

Ai shtoi se skuadra ishte e lodhur pas ndeshjes së Kupës kundër Llapit.

“E kemi ditur që të jetë ndeshje e fortë pasi Ballkani ka super-skuadër. E morëm një gol që nuk ke as aksion. U munduam, patëm raste për të barazuar rezultatin dhe po ta barazonin rezultatin do të ishte më ndryshe. Ballkani i shfrytëzoi rastet dhe na ndëshkoi. Ballkani ka lojtarë cilësore që e bëjnë diferencë. Ekipi ishte i lodhur pasi luajtëm në Kupë. Ky pushim do të jetë i mirë për lojtarë”, tha Idrizi.

Ai shtoi se tani 89-shi do të fokusohet vetëm në kampionat.

“Pasi kemi rënë prej Kupës, objektivi ynë është që të mbetemi në Superligë”, u shpreh Idrizi.

Trepça ’89 zë vendin e gjashtë me 32 pikë pas 26 ndeshjeve të zhvilluara.