“Shpërthejnë” në grushta gjatë konferencës për shtyp, boksierët kampionë bote nuk përmbahen

Dueli i 6 nëntorit mes boksierit meksikan Saul Canelo Alvarez dhe amerikanit Caleb Plant ka nisur më herët.

Gjatë konferencës për shtyp që dy boksierët kampionë bote në peshën e mesme kanë zhvilluar në Amerikë, ka nisur një sherr mes tyre, duke shtyrë e grushtuar njëri-tjetrin.

Gjatë kohës që ishin “ballë për ballë”, dy boksierët po flisnin mes tyre dhe në një moment është Canelo Alvarez që shtyn Plant. Ky i fundit reagon duke e grushtuar rivalin dhe po të njëjtën gjë bën edhe meksikani. Menjëherë kanë ndërhyrë stafet përkatëse dhe forcat e sigurisë për të ndalur dy boksierët.

Sipas Canelo Alvarez 56 fitore, 1 humbje e 2 barazime, ka qenë Plant (21 fitore, 0 humbje) ai që e ka provokuar, duke e fyer nga familja. “Mos fol për nënën time”, ka qenë komenti i meksikanit. Ky incident ka bërë që situata të jetë e tensionuar dhe sfida mes tyre, për unifikimin e titujve kampionë, të jetë e fortë.