Shorti

Shorti për Carabao Cup: Tottenham-Chelsea dhe City-Burton Albion çiftet gjysmëfinaliste

Është hedhur shorti në Londër pas ndeshjes Arsenal-Tottenham për gjysmëfinalet e Carabao Cup.

Manchester City, Burton Albion, Tottenham dhe Chelsea ishin skuadrat të cilat u kualifikuan në finale.

Manchester City, të cilit këtë gjysmëfinale ua siguroi Aro Muriqi, portier i Kombëtares së Kosovës, ka pas short me të lehtë kundër skuadrës së Championshipit, Burton Albion.

Ndërkaq, gjysmëfinalja që pritet të jetë interesante në këtë pjesë të sezonit është ajo në mes të Chelsea dhe Tottenham.

Të dy skuadrat do të luajnë gjatë muajit janar të 2019, derisa finalja zhvillohet në fund të muajit shkurt.