Policia e Kosovës po vazhdon me masa të shtuara në rrugët e Kosovës për vetëdijesimin e shoferëve.

“Viktimë” e kontrolleve të Policisë ka qenë edhe një qytetar nga Shqipëria.

Ai është ndaluar në Autostradë për tejkalim shpejtësie ku është dënuar me 300 euro, me 3 muaj heqje të patentës dhe dy pikë negative.

Megjithatë, ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për dënimin që i kanë shqiptuar.

Qytetari nga Shqipëria falënderon policët për vetëdijesimin që i kanë dhënë.