Edon Zhegrova

Shkëlqimi në fundjavë, Edon Zhegrova në formacionin e javës në Ligue 1

Edon Zhegrova ka pasur një ndeshje fantastike në fundjavë me fanellën e Lille.

Sulmuesi kosovar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij në udhëtim te Le Havre 0-2.

Ishte minuta e 40-të kur Zhegrova realizoi një gol spektakoluar me të majtën për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Falë paraqitjes shumë të mirë, ylli prishtinas u fut edhe në formacionin më të mirë të javës në Ligue 1 nga SofaScore.

Në formacionin e javës janë edhe yjet e tjera të Ligue 1 si Marquinhos, apo Folarin Balogun.

Ndërkohë nota më e madhe në xhiron e shtatë në Ligue 1 shkoi për portierin e Clremont, Diaw i cili mori notën maksimale pas shkëlqimit ndaj PSG.