Juventusi ka bërë rikthim sensacional, por megjithatë jo të mjaftueshëm për të avancuar në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
Juventusi të mërkurën mbrëma fitoi 3:2 ndaj Galatasarayt. Por skuadra turke avancon nga plejofi i Championsit falë fitores 5:2 në ndeshjen e parë në Stamboll.
Sfida dramatike është vendosur vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta. Kohën e rregullt Juventusi e fitoi 3:0. Pasi dallimi në ndeshjen e parë po ashtu ishte tre gola, u luajtën vazhdimet.
Por skuadra turke në dy vazhdimet e shënoi nga një gol për të avancuar.







