Mesut Ozil

Shkaktar i lëndimit të shpinës së Ozil është varësia në videolojën Fortnite

Arsenali është pa Mesut Ozilin që nga pesë tetori, pasi mesfushori gjerman është jashtë fushës për shkak të lëndimit në shpinë.

Unai Emery ka thënë se Ozil është duke punuar shumë për t’u rikthyer nga lëndimi, mirëpo ai është akuzuar nga të tjerët se qëndrimi i tij me orë të tëra para videolojës Fortnite ka ndikuar në këtë lëndim.

Sipas një raporti të Daily Star, Ozili i ka luajtur plot 5,221 lojëra të Fortinite, që i bie pesë orë për çdo ditë.

Ndërkoha gazeta gjermane Bild e ka konsultuar një ekspert mjekësor, i cili ka thënë se vërtetë kjo varësi në videolojën mund të shkaktojë dhimbje në shpinën e lojtarit.