Shikuesit janë kthyer në stadiumet e Kosovës. Dhe ky është një lajm që e prisnim që të gjithë. 

Edhe java e dytë ishte dëshmi se tifozët po vlerësojnë cilësinë e skuadrave, investimet në futboll dhe ngritjen e nivelit në përgjithësi për futbollin kosovar. 

Në të gjitha stadiumet numri i tifozëve ka qenë me mijëra, një sinjal i qartë se po krijohet një standard i ri në Superligën e Kosovës. 

Ky premtim ka qenë kryesori edhe i kreut të FFK-së, Agim Ademit i cili para nisjes së Superligës kishte thënë se pret që tifozët të rikthehen në stadiume, gjë e cila po ndodhë në dy javët e para.