Shefi i bankës më të madhe ruse: Rusisë mund t’i duhen 10 vjet për t’u rikuperuar nga sanksionet

Ekonomisë së Rusisë mund t’i duhet një dekadë për t’u rikuperuar nga sanksionet të vendosura ndaj vendit pas pushtimit të Ukrainës, sipas një ekzekutivi të lartë bankar.

Kthimi në nivelet para sanksioneve mund të zgjasë gati 10 vjet pasi vendi mbetet i shkëputur nga gjysma e tregtisë së tij, ka thënë German Gref, shefi i Sberbank, banka më e madhe ruse.

Gref vlerësoi se vendet që kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë ishin përgjegjëse për 56% të eksporteve dhe 51% të importeve të saj, duke dëmtuar ekonominë.

“Ky është një kërcënim për 15% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit, pjesa më e madhe e ekonomisë është nën zjarr”, ka thënë Gref, duke folur në forumin vjetor ekonomik ndërkombëtar të Rusisë në Shën Petersburg.