Shaw ka shënuar golin më të shpejtë në një finale të një Europiani

Mbrojtësi i majtë i Anglisë, Luke Shaw ka shënuar gol pas një minute e 57 sekonde në finale të Euro 2020 kundër Italisë, që është më i shpejti i shënuar në një finale të një Europiani

Italia ka pasur fillimin më të keq të një ndeshje pasi që mbrojtësi i majtë i Manchester United shënoi golin e tij të parë në fanellën e Tre Luanëve duke kaluar ata pas dy minutave në epërsi në Wembley.

Goli i mbrojtësit erdhi në minutën e 1:57 dhe është goli më i shpejtë i shënuar në një finale të një kampionati europian.