Shaqiri shkëlqen në fitoren e Zvicrës

Zvicra e ka nisur me fitore.

Me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën titullarë, Zvicra ka triumfuar 3-1 në udhëtim te Bullgaria, duke i nisur me këmbë të mbarë eliminatoret për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Zvicra e kreu punën që në pjesën e parë, duke shënuar tre gola për 13 minuta.

Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e Zvicrës, pasi u shënua dy herë në listën e asistuesve.

Haris Seferovic, Breel Embolo dhe Steven Zuber shënuan për Zvicrën.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënojnë golin e nderit, Kiril Despodov realizoi për 1-3.

Në Grupin C me Zvicrën e Bullgarinë, janë edhe Italia dhe Irlanda e Veriut.