​Dy minuta i duhen Shaqirit për gol dhe asistim kundër Bullgarisë

Kanë kaluar vetëm 20 minuta lojë në përballjen mes Bullgarisë dhe Zvicrës, ku momentalisht rezultati është 0:3 në të mirë të mysafirëve, ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022”.

Ylli i Liverpoolit Xherdan Shaqiri është duke pasur një natë fantastike, ku iu deshën vetëm dy minuta që të asistojë dhe të shënojë gol, përcjell KosovaPress.

Rezultatin e zhbllokoi Embolo në minutën e 7-të, ndërsa tre minuta më vonë, pas asistimit të Xherdan Shaqirit, Seferovic shënoi gol dhe në minutën e 12-të ishte vetë Shaqiri që shënoi për 0:3.