Shala thotë se Kosovës po i mungojnë tifozët, tregon vështirësitë shkaku i COVID-19

Herolind Shala, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, është shfaqur krah trajnerit, Bernard Challandes, në konferencë para miqësores me Maltën.

“Jemi gjithmonë në dilemë a me ardhur apo mos me ardhur me luajtur për shkak të masave në Norvegji. Por kësaj radhe qeveria na ka lejuar me ardhur me luajtur dhe normalisht për mua është ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Shala.

“Ne jemi shumë të fokusuar, edhe pse është shumë vështirë pa shikuesit tonë të cilët gjithmonë na mbështesin dhe gjithmonë janë mbrapa neve, mirëpo ne do të japim gjithçka me arritur rezultate pozitive dhe me dërgu Kosovën përpara”.

Kosova zhvillon këtë miqësore pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në Fadil Vokrri.