Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri kritikoi mënyrën e përdorimit të sistemit VAR nga ana e gjyqtarit Michael Oliver në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenhamit, takim i vlefshëm për ballafaqimin e parë në EFL Cup.
Harry Kane u pengua në zonë nga portieri i Chelseat, Kepa Arribazalaga, por “Blutë e Londrës” e kontestuan këtë vendim duke pretenduar se më parë pozicioni i sulmuesit anglez ishte jashtë loje.
Ky gol i Kane i dha fitoren “Spursave” në përballjen e parë të gjysmëfinales së EFL Cup, ndërsa Sarri në konferencën për shtyp pas ndeshjes mori me vete edhe një laptop për të sqaruar këtë pozicion.

“Disa minuta më parë e shikova momentin nga kamera jonë. Ishte pozicion jashtë loje. Kamera jonë ishte në të njëjtën linjë me Kanen. Koka dhe gjuri i tij ishte jashtë loje. Nuk besoj se gjyqtarët anglezë mund të përdorin VAR-in. Nëse nuk jeni të sigurt lidhur me këtë sistem duhet të vazhdoni dhe në fund të aksionit të merrni një vendim. Gjyqtari ndaloi dhe nuk e përcolli topin, për mbrojtësit tanë ishte offside, për portierin nuk e di. Është e çudishtme sesi në Premier Leauge nuk ka VAR dhe në kompeticione tjera aplikohet, është shumë e çuditshme për të gjithë ne”, u shpreh Sarri.
Sfida e kthimit zhvillohet me 24 janar në “Stamford Bridge”.







