Eksperiencat e së kaluarës që ka pasur Maurizio Sarri me punën me psikologët e kanë bindur trajnerin italian se kjo metodë nuk do t’i zgjidhë problemet e Chelseat.
“The Blues” pësuan disfatë të papritur në shtëpi fundjavën e kaluar ndaj Leicester Cityt, ndërsa skuadra e Sarrit nuk arriti t’i kundërpërgjigjej golit të Jamie Vardyt.
Ish trajneri i Napolit pretendoi se problemi i futbollistëve të tij është psiklologjik duke refuzuar idetë se skuadra nuk është e gatshme fizikisht ta implementojë stilin e tij të futbollit.
“Për momentin nuk kemi asnjë psikolog. E kam pasur një psikolog të sportit 15 vite më parë në Itali, ishte shumë e vështirë sepse klubet në atë kohë nuk ishin të gatshme për gjëra të tilla dhe mendoj se as tani nuk janë të gatshme. Performanca fizike ndaj Bournemouthit ishte një nga më të mirat e sezonit. Nuk besoj se është e mundshme të rregullohet kondicioni fizik brenda dy minutave, kundër Leicesterit ishim mirë për 55 minuta derisa e pranuam golin. Atë ndeshje e humbëm për shkak të reagimit pas pësimit të golit që ishte në drejtim të gabuar”, tha Sarri.
Cesc Fabregas u aktivizua për disa munuta në disfatën kundër “The Foxes”, ndërsa Sarri ka sqaruar se për të është e vështirë të menaxhojë një grup prej 28 futbollistëve, teksa sipas tij me vetëm Kanten si mesfushor defansiv, situata komplikohet për mesfushoret tjerë ofensivë.







