“Nuk e kam parë”, u përgjigj Sarri pasi refuzoi t’ia japë dorën Pep Guardiolës.
Manchester City e ka shkatërruar Chelsean, duke e mposhtur 6-0 në stadiumin “Etihad”.
Pas ndeshjes, i irrituar për humbjen turpëruese, Maurizio Sarri nuk i dha dorën Pep Guardiolës, por u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.
Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri italian, deklaroi nuk e ka parë Guardiolan në ato momente, teksa nuk ishte në humor për të dhënë më shumë detaje.
“Nuk e pash dhe për momentin nuk jam i aftë të jap sqarime”, u shpreh Sarri.







