Chelsea po kalon një moment negativ dhe fajtor për situatën aktuale të klubit, sipas tifozëve dhe analistëve, është trajneri Maurizio Sarri.

Pas një starti të mirë të sezonit, Chelsea ndodhet jashtë zonës së Champions League dhe ka pësuar humbjen më të madhe të historisë, 6-0 ndaj Man Cityt.

Megjithatë, shifrat tregojnë një realitet tjetër.

Maurizio Sarri ka fituar 28 nga 43 ndeshjet e para në stolin e Chelsea-t në të gjithë kompeticionet, një më shumë se Pep Guardiola, spanjolli ka marrë vetëm 27 fitore në 43 ndeshjet e para me “Citizens”, teksa nëntë kanë qenë barazime dhe shtatë humbje.

Mbase kjo statistikë duhet t’u shkojë tifozëve të Chelseat, të cilët kanë nevojë të reflektojnë për sa i përket “Sarri-ball”.