Santi Cazorla ishte mbrëmë fytyra tragjike e Villarealit, teksa “Nëndetsja e Verdhë” u mposht në udhëtim te Real Betisi me rezultat, 2-1.

Mesfushori shumë i dashur nga tifozët e skuadrës spanjolle, Santi Cazorla, e humbi penalltinë në minutat e fundit të ndeshjes.

Villareal ishte duke humbur 2-1 nga Betisi, gjersa u akordua penallti në minutën e 89-të.

Mesfushori spanjoll dështoi t’i barazonte shifrat, gjersa skuadra e tij pësoi humbje.

Pas ndeshjes, Santi Cazorla ishte parë në një gjendje tejet të keqe, duke e fajësuar kështu veten për humbjen e ndeshjes.

Kjo humbje e Villarealit e thellon edhe më shumë krizën, gjersa janë shumë afër të bijen nga liga.

https://www.youtube.com/watch?v=vHqaceG-aZg