Salah zgjedhet lojtari më i mirë për muajin janar në Premier League

Mohamed Salah është zgjedhur lojtari më i mirë në Premier League për muajin janar.

Futbollisti i Liverpoolit doli në krye në një sondazh të tifozëve që përfshinte gjithashtu lojtarë si: David De Gea, Paul Pogba, Marcus Rashford, Troy Deeney dhe Leroy Sane.

Salah shënoi tre herë në katër paraqitje gjatë janarit, duke ndihmuar “The Reds” të mbetet në krye të klasifikimit.