Criatiano Ronaldo disa herë e ka treguar se i respekton tifozët që duan të bëjnë fotografi më të.
Në ndeshjen e mbrëmshme mes Polonisë dhe Portugalisë, një tifoz hyri në fushë dhe shkoi në drejtim të Ronaldos, për të bërë selfie.
Pasi bëri foton në sjpejtësi, sigurimi i ndeshjes vrapoi për ta kapur dhe larguar nga fusha, por sulmuesi portugez nuk i lejoi.
CR7 në ato momente ishte duke u zëvendësuar dhe ndaloi sigurimin ku e përcolli vet tifozin që hyri për të bërë foto deri jashtë fushës.







