Ruiz me kritika ndaj stafit të tij pas humbjes ndaj Joshuas: Nuk jam stërvitur si kampion

Andy Ruiz ka thënë se ai nuk është stërvitur si një kampion që ishte duke hedhur kritika mbi stafin e tij për humbjen e pësuar në Arabinë Saudite.

Meksikano-amerikani i humbi titujt e kampionit të fituar para gjashtë muajsh nga Anthony Joshua në Madison Suqare Garden në New York.

Ruiz bëri të ditur se ishte mbipeshë dhe se nuk mund të lëvizte lirshëm në ring, duke kritikuar stafin e tij që nuk e këshilluan që të humbë edhe më shumë kilogramë.

“Për këtë meç, kam qenë mbi peshë. Duhej të stërvitesha më shumë. Duhej që të kisha më shumë vëmendje nga stafi im, por edhe t’i dëgjoja këshillat e tyre gjatë luftës”, ka thënë Ruiz.

“Më vjen keq nga babai im dhe nga trajneri im, por nuk jam stërvitur si një kampion. Dua që të kemi edhe një përballje dhe të përgatitem më shumë. Ai (Joshua) ishte më i mirë se unë dhe e meritoi të fitonte”.

“Unë fitova një herë dhe ai fitoi një herë, por unë dua të kemi edhe një përballje”, ka shtuar më tej Ruiz.

Meksikani u mposht nga britaniku pas 12 raundeve të zhvilluara me pikë, e që tani do të kërkojë një përballje të tretë.