Rrokulliset një veturë nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare jep detaje

Një aksident ku janë përfshirë dy vetura nga Kosova ka ndodhur të martën pasdite, afër Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

Një veturë me targa 07 (rajoni i Gjakovës) është rrokullisur në rrugën dytësore, afër hotel “Nacional”.

Gjithashtu, e përfshirë në aksident ka qenë një veturë e tipit Volkswagen me targa të Prishtinës, e cila ka shpëtuar me dëmtime më të vogla.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, por sipas dëshmitarëve nuk kishte asnjë të lënduar rëndë.