Nile Ranger dikur fitonte 10 mijë euro në javë, por në një rrëfim për jetën e tij ai ka deklaruar  se mund të kishte qenë po aq i mirë sa Erling Haaland, por tani ai është i papunë pas përfundimit dhe vuajtjes së dënimit në burg.

Edhe pse 32 vjeç, ai pohon se është vetëdijshëm se që kur u bë baba dy vite më parë, ende beson se mund të luaj në fushë dhe dëshiron të përdorë përvojat e tij për të ndihmuar yjet e ardhshëm.

Ish-lojtari  i Anglisë U19, i cili u burgos në vitin 2017 pasi u deklarua fajtor për komplot e mashtrim, fillimisht shpërtheu kur luante për Njukasëll .

Histori e tij nisi pasi ai kishte kaluar 11 javë në një institut për shkelësit e rinj dhe rolin e tij në një grabitje të armatosur ndërsa ishte në akademinë e Southempton. Ai ka qenë gjithashtu i përfshirë në një sërë polemikash të tjera larg fushës, si dhe ka luajtur në pesë divizionet më të mira të futbollit anglez. Ai shkaktoi zemërim në vitin 2011 ndërsa ishte ende në Njukasëll, pasi pozoi me një armë dhe më vonë u gjobit me 5,000 paund nga Federata Angleze në 2012 për shkak të  komenteve homofobike në “Tëitter”.

Fansat gjithashtu e kritikuan atë për postimin e një fotografie të emrit të tij të shkruar në kartëmonedha 20 paindëshe po atë vit. Ranger u dënua më pas për sulmin ndaj dy oficerëve të policisë në tetor 2012 dhe iu dha një lirim me kusht. Në vitin 2014 ai u lirua nga rasti i një përdhunimi të një gruaje në hotelin “Carlton”  pas një gjyqi njëjavor.

Ai u fut në telashe ku ishte pjesë e Suindon Taun, pasi theu derën e banesës së tij. Ai mohoi akuzën për ndëshkim penal, por u gjobit dhe u detyrua të paguante shpenzimet gjyqësore. Të gjitha këto incidente po vazhdonin larg fushës së blertë. Ranger, gjithashtu ka luftuar varësinë nga lojërat e fatit.

Pas katër vitesh në Njukasëll, ku përfshiheshin edhe huazimet në Barnslej dhe Shefilld Uednesdej, ai u largua si një transferim i lirë në 2013-ën, vetëm dy vite pas marrëveshjes pesëvjeçare që kishte nënshkruar për një rrogë afro 10,000 euro në javë. Një vit në Suindon u pasua nga një qëndrim dyvjeçar në Bllakpul, pasuar me transferimin te Sauthend Junajtid në vitin 2016. Kjo përfundoi në 2018, dhe që atëherë, ai ka luajtur për Spalding Junajtid në nivelin e tetë të Anglisë, një rikthim i shkurtër 12 minutash për Sauthend në Ligën e Dytë dhe më pas një sezon në Boreham në “National League”.

Duke folur për “The Athletic”, Ranger tha: “Duhet të bëhet një film për jetën time, sepse është i vërtetë dhe do të ishte një film interesant. Ka lojtarë që vijnë tek unë duke thënë: ‘Çfarë ka ndodhur? Çfarë ka që nuk shkon me ty? Me talentin tënd, çfarë po bën?’. Ndihem i inatosur. E di se çfarë mund të bëj, por është më e thellë se kaq, sepse kam pasur shumë shanse.

Unë nuk e pranova këshillën. Nuk duhej të kisha probleme, por nuk dëgjova. Nëse do t’i dëgjova këshillat që mu dhanë, atëherë do të isha siç është sot Halandi. Por, unë nuk doja të dëgjoja. Mendova se i dija të gjitha.  Njerëzit mund të mësojnë nga unë. Kam luajtur në çdo ligë. Kam qenë në nivelin më të lartë, kam qenë atje, mund t’i ndihmoj fëmijët. Nuk është fundi im. Unë e dua futbollin, ka ende mundësi, por ka më shumë mundësi në jetë sesa thjesht futbolli”. Pavarësisht të gjitha polemikave, ai ende këmbëngul se mesi pret për një shans tjetër.