Rrahmani pas ndeshjes, zbulon se çfarë i tha referi kryesor për koret raciste të çekëve

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka folur për humbjen e Kosovës ndaj Çekisë.

Ai është shprehur se nuk e di për çfarë arsye Kosova ka humbur, duke shtuar gjithashtu se Çekia ka qenë e përgatitur mirë.

Intervista e plotë:

“Është e vërtetë që për disa minuta prekëm ëndrrën për në Evropian. Ishin dy situata të lojës që vendosën ndeshjen.

“Kam thënë edhe para ndeshjes se Çekia ka qenë e përgatitur si në Kosovë, ashtu edhe si vendas. Çekët kanë bërë presion të lartë. Unë dhe Aliti nuk kemi pasur mundësi të pasojmë vertikalisht”.

Isha i vetmi që po insistoja tek referi kryesor, i flisja në gjuhën italiane dhe i tregova se po bënin kore kundër neve. Pas atij rasti, referi mu afrua dhe më tha se edhe njëherë po të ndodh, e ndërpres ndeshjen”.

loading…