Rooney kritika Ronaldos: Gjestet që ka bërë janë të papranueshme për United

Rooney ka dhënë mendimet e tij për ish shokun e skuadrës së tij

Fillimi i sezonit 2022/23 në Premier Ligë përkoi me një rënie alarmante në lojën dhe paraqitjen e Cristiano Ronaldos.

Asi portugez tani po shkon drejt largimit të paevitueshëm nga Old Trafford nga qëndrimi i tij i dytë në Manchester, që të paktën mund të thuhet se ishte zhgënjyes.

Meqë shumë presin që Ronaldo të largohet nga United gjatë afatit të transferove të dimrit, disa ish bashkëlojtar dhe analistë kanë filluar ta vënë në pyetje përkushtimin e tij në klub që e bëri atë një superyll global pothuajse 20 vite me parë.

I fundit që e ka kritikuar pesë herë fituesin e Topit të Artë është top golashënuesi i Manchester United, Wayne Rooney, i cili i ka kërkuar ish shokut të tij të skuadrës që të ulet dhe të mendojë.

“Ai (Ronaldo) dhe Messi janë padyshim dy lojtarët më të mirë te të gjitha kohërave dhe kjo në çdo kohë do të thuhet, në çfarëdo mënyre që ju vendosni për të ardhmen”, tha Rooney për talkSport.

“Por, mendoj se gjërat që ai ka bërë në fillim të sezonit, nuk janë të pranueshme për Manchester United. E kam parë Roy Keane duke e mbrojturatë. Roy nuk do ta pranonte këtë. Roy nuk do ta pranonte fare këtë gjë”.

“Është një shpërqendrim i cili Manchester United nuk i nevojitet asnjë minutë, në përpjekjet e tyre për t’u rindërtuar. Për Ronaldon, thjesht ule kokën dhe puno dhe je gati për të luajtur kur menaxheri ju kërkon. Nëse ai e bën këtë, ai do të jetë një aset. Nëse ai nuk e bën, do të bëhet një shpërqendrim i padëshirueshëm”.

Rooney lavdëron Ten Hag

Rooney po ashtu e ka lavdëruar trajnerin e ri të Manchester United, Erik Ten Hag me bosin e DC United që ka përmendur menaxhimin e situatës së Ronaldos e që për të është një shembull perfekt që ai do të këtë sukses.

“Mendoj që Ten Hag është duke ia dalë mirë, mendoj që ai ka arritur ta tregoj autoritetin e tij në skuadër”, ka theksuar Rooney.

“Mendoj që është hera e parë në dy apo tri vitet e fundit, që kam filluar ta shoh identitetin e Manchester United të cilin nuk e kam parë në dy apo tri vitet e fundit”.

“Ai ka treguar forcën dhe karakterin e tij se si ai do të përballet me Cristianon si dhe me disa gjëra tjera që u përballë, kështu që me të vërtetë mendoj se ai është njeriu i duhur për këtë punë, mendoj se do të duhet kohë, por një hap real në drejtimin e duhur është bërë dhe ai besoj se do të përfundoj në top katër dhe do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ri”.