Ronaldo shkëlqen në fitoren e thellë të Portugalisë ndaj Lituanisë

Portugalia ka mposhtur 6 me 0 Lituaninë në xhiron e nëntë të Grupit B kualifikues për “Euro 2020”, me superyllin Cristiano Ronaldon që ka shkëlqyer.

Ylli i Juventusit shënoi tre gola, ndërsa nga një e shtuan Pizzi, Paciencia, e Silva. Me këta tre gola, Ronaldo arriti në 98 gola të shënuar në total për Portugalinë.

Në këtë grup, Ukraina është e para dhe tashmë është kualifikuar për Evropian me 19 pikë. Portugalia ka 14 si e dyta, ndërsa Serbia është e treta me 13 pikë. Luksemburgu e Lituania mbyllin tabelën me katër, përkatësisht një pikë.

Të dielën, Portugalia i shkon Luksemburgut në ndeshjen që vulos fatin për kualifikim.

loading…