Cristiano Ronaldo është përkujdesur t’ia rikujtojë Barcelonës vuajtjet dhe dështimet në Evropë në pesë vjetët e fundit, duke e marrë klubin katalonas si shembull i një skuadre që është favorite dhe shpenzon shumë çdo vit por prapëseprapë e ka shumë të vështirë ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Hera e fundit kur Barcelona e fitoi Ligën e Kampionëve ishte në sezonin 2014/15, por në pesë vjetët në vazhdim nuk ka mundur të arrijë më shumë se deri në gjysmëfinale.

I pyetur nëse Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit, sulmuesi portugez e përdori Barçën si shembull për të treguar sesa e vështirë është ta fitosh Ligën e Kampionëve.

“Këtë vit do të jetë mes Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, por vetëm një ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Ronaldo.

“Merreni Barcelonën si shembull, ajo ka shpenzuar shumë para në pesë vjetët e fundit por nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve. Nuk funksionon kështu. Juve është përforcuar shumë mirë dhe është ekip që lufton për të fituar, por ekzistojnë shumë faktorë të tjerë: lëndimet, fati, grupi, koha dhe krosimet. Juventusi do ta fitojë atë, nëse jo këtë vit, atëherë shpresojmë se vitin tjetër”, shtoi ai.

Duke folur për Barçën, Ronaldo shtoi: “Si çdo vit tjetër, ajo është shumë e fortë. E ka blerë Frenkie de Jong, Antoine Griezmann, sikur vitin e kaluar që i bleu Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen. Ajo është ndër ekipet më të mira në botë, si Real Madridi me Eden Hazard, Luka Jovic dhe Ferland Mendy. Por edhe Juve është e fortë”, shtoi ai.

loading…