Ronaldo: Nëna dhe motrat e mija janë shumë të zemëruara me akuzat për dhunim

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se familjarët e tij, veçanërisht nëna dhe motra e tij, janë shumë të zemëruara dhe të lënduara për shkak të akuzave për përdhunim ndaj portugezit.

Ronaldo është akuzuar nga Kathryn Mayorga, e cila pretendon se portugezi e kishte përdhunuar atë në tualetin e një hoteli në Las Vegas në vitin 2009. Ai i ka mohuar këto akuza, megjithatë dokumentet e publikuara nga gazeta gjermane Der Spiegel, e cila e kishte bërë publike këtë akuzë e para, e mbështesin akuzën ndaj Ronaldos.

Në vitin 2009, Mayorga dhe Ronaldo e kishin arritur një marrëveshje, sipas së cilës portugezi do ta paguante atë 350 mijë euro për të mos folur më kurrë për këtë ngjarje. Megjithatë, tani, nëntë vite më vonë, Mayorga është inspiruar nga lëvizja “Me too” dhe e ka bërë publike akuzën.

Policia e Las Vegasit e ka konfirmuar se padia fillestare për këtë rast ishte bërë në vitin 2009, por atëherë Mayorga nuk e kishte përmendur emrin e Ronaldos. Tani, pasi ajo pretendon se personi që e kishte përdhunuar është Ronaldo, Policia e Las Vegasit i ka hapur hetimet përsëri.

Ronaldo i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke thënë se Mayorga po tenton të bëhet famshme duke e përdorur emrin e tij, si dhe i kishte akuzuar mediat që raportuan për këtë ngjarje duke thënë se ata po shpërndanin lajme të rreme.

“Kam folur me partneren time. Djali im është shumë i ri për ta kuptuar këtë gjë. Nëna ime dhe motrat e mia e kanë përjetuar më së rëndi. Ato janë të lënduara dhe janë shumë të zemëruara”, ka thënë Ronaldo.

“Kjo është hera e parë që i shoh ato në një gjendje të tillë. Unë jam ai që duhet t’i qetësojë ato, por kjo duhet të jetë anasjelltas. Nënën time nuk po arrij ta ngushëlloj dhe kjo më bën të ndihem edhe më keq”.

“Opinioni publik është ndryshe, ka njerëz që më duan dhe ka njerëz që më urrejnë. Kjo nuk përbën asnjë ndryshim për mua, por kur gjithçka të përfundojë, unë dua ta shohë se çfarë do të thonë ata”.

“Unë jam një nga njerëzit më të famshëm në planet. E di se duhet të përballem me gjërat e këqija që thonë për mua. Unë i pranoj këto gjëra, tentoj që qëndroj i qetë, por e gjitha kjo qëndron brenda trupit tim”.