3-1

Ronaldo e Costa me supergola, Juventusi vazhdon rrugën drejt titullit

Cristiano Ronaldo e Douglas Costa kanë shënuar gola shumë të bukur, ndërkohë që Juventusi ka vazhduar rrugëtimin drejt titullit të ri në Itali.

Juventusi të martën mbrëma fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Genoas. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të Serie A. Juventusi me fitore ka mbajtur distancën ndaj Lazios në krye të tabelës. Juve prinë me 72 pikë, katër më shumë se Lazio.

Paulo Dybala shënoi për 1:0 në të mirë të Juventusit në minutën e 50-të. Gjashtë minuta më vonë superylli Ronaldo realizoi me goditje nga distanca për 2:0. Gol edhe më të bukur shënoi Costa në minutën e 73-të, për 3:0.

Andrea Pinamonti vendosi rezultatin përfundimtar, 3:1, në minutën e 77-të.