Ronaldo as që e ka ndje koronavirusin, kthehet në fushë dhe shënon dy gola VIDEO

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo është kthyer fuqishëm pas mungesës për disa javë për shkak të infektimit me koronavirus. Ronaldo të dielën shënoi dy gola për Juventusin që fitoi 4:1 nndaj Spezias në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.

Ronaldo u aktivizua në minutën e 56-të, ndërsa menjëherë në minutën e 59-të realizoi gol për 2:1. Ai konkretizoi edhe një penallti në minutën e 76-të për rezultatin final, 4:1. Alvaro Morata e Adrian Rabiot shënuan golat tjerë për Juventusin.

Ndërkohë Tommaso Pobega realizoi për Spezian. Ardian Ismajli luajti prej minutës së 88-të për Spezian. Për të ishte debutim në Serie A.