Romelu Lukaku debuton me gol të bukur te Chelsea në derbi ndaj Arsenalit

Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit në javën e dytë në Ligën Premier.

The Gunners e filluan më mirë takimin, mirëpo ishin The Blues që shënuan gol.

Në minutë e 15-të, Reece James asistoi për Romelu Lukakun, që debuton me gol në këtë takim.

Kujtojmë se Chelsea e riktheu belgun në skuadër për shumën rekorde 115 milionë euro nga Interi në këtë verë.