Robin Haxhi Krasniqi sfidon gjermanin Stefan Haertel më 17 nëntor

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, me 17 nëntor 2018 do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin EBU të Evropës, të fituar me 2 Qershor 2018.

Përballë Krasniqit në Anhalt-Arena të qytetit gjerman Dessau, do të jetë boksieri i talentuar gjerman, Stefan Haertel, i cili si amator ka arritur suksese të mëdha dhe ka qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike.

Stefan Haertel është 30-vjeçar dhe e mban rekordin 17-1-0, ai është konkurrent i Robin Krasniqit në të njëjtin klub promovues, në SES BOXING, aktualisht klubi më i fuqishëm gjerman.

Për Krasniqin ky do të jetë dueli i 54-të profesionist.

Deri tani Krasniqi i ka siguruar 48 fitore dhe ka fituar shumë trofe ndërkombëtarë, ka luftuar 2 herë për titullin e botës, është shpallur 2 herë kampion europian dhe ne bazë të këtyre statistikave është boksieri më i suksesshëm shqiptar.