Pas startit me shumë ulje dhe ngritje, Arjen Robben mendon se Bayerni nuk e meriton të shikohet si pretendent për triumfin në Bundesliga.
Ardhja e trajnerit kroat, Niko Kovac nuk ka sjellur rezultatet e duhura te bavarezët, teksa Bayerni rradhitet në pozitën e 5-të me 7 pikë më pak se lideri, Borussia Dortmundi, derisa janë zhvilluar 11 xhiro.
Bayerni është shpallur kampion për 6 vite me rradhë në Bundesliga, por sipas Robbenit skuadra duhet të gjejë vazhdimësi në rezultate para se të mendojë për të shtuar numrin e trofeve të fituar rresht, ndërsa ka dhënë një koment edhe për trajnerin Kovac.
“Neve nuk na lejohet të flasim për titull për shkak se për momentin nuk jemi të mirë sa duhet. Kovac është shumë ambicioz dhe punon jashtëzakonisht shumë, por duhet thënë se të jesh trajner i Bayernit nuk është e lehtë”, nënvizoi 34 vjeçari.
Bayerni rikthehet të luajë në Bundesliga këtë të shtunë pas pauzës së kombëtareve, gjersa pret në “Allianz Arena” Dusseldorfin.







