Rivaldo i zemëron tifozët e Barcelonës: Kurrë nuk do ta kisha refuzuar Real Madridin

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo, e ka pranuar se do të kishte dashur të luante për Real Madridin dhe se kurrë nuk do ta kishte hedhur poshtë ofertën e madrilenëve vetëm për shkak të katalonasve.

Rivaldo i kaloi pesë vjet në Camp Nou, nga viti 1997 deri në vitin 2002, dhe gjatë kësaj kohe e kishte krijuar një partneritet të hatashëm me Ronaldo Nazarion në sulmin e Brazilit.

Pikërisht kjo është arsyeja pse ai donte të luante me Ronaldon edhe në nivel klubi.

“Nëse do t’i bashkohesha Ronaldos në Real Madrid, ne do ta kishim formuar një dyshe të frikshme”, tha Rivaldo.

“Ne e dëshmuam këtë kur luanim për Brazilin. Por ne do të ishim bërë edhe më vdekjeprurës sikur të kishim më shumë kohë për të stërvitur dhe luajtur së bashku në nivel klubi”, shtoi ai.

Rivaldo e pranon se nuk do ta kishte refuzuar Real Madridin për shkak se ka luajtur në Barcelonë.

“Kurrë nuk do ta kisha refuzuar Real Madridin vetëm sepse kam luajtur për Barcelonën, edhe pse kam marrëdhënie të shkëlqyera me Barcelonën dhe ajo do të jetë gjithmonë skuadra ime në Evropë”, nënvizoi ai.