Rita Ora ‘ndez’ Gjermaninë

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, në vazhdën e koncerteve që është duke mbajtur në Evropë, ka ndaluar në Munich të Gjermanisë.

Në koncertin e mbajtur atje, ylli i muzikës thotë se është pritur aq mirë nga gjermanët, saqë i është dukur si në ëndërr.

“Mbrëmja e djeshme në Munich ishte me të vërtetë një ëndërr. Të gjithë ju kënduat me zë të lartë, dhe për një sekond mendova se jam në ëndërr. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Rita.

Ajo ka njoftuar se ndalesa e radhës do të jetë në Zvicër.