Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka falënderuar stafin e Ambasadës dhe në veçanti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që me familjen e saj është bashkuar në vallëzimin e realizuar në ceremoninë e pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Fillimi i festës në pritjen tonë të Ditës së Pavarësisë dje! Faleminderit Ekipit të Ambasadës dhe veçanërisht Presidentes Osmani dhe familjes së saj që na u bashkuan”, ka shkruar Hovenier.

Getting the party started at our Independence Day Reception yesterday! Thanks to the Embassy Team and especially to President Osmani @VjosaOsmaniPRKS and her family for joining us! pic.twitter.com/aoLgNI7ukL

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 3, 2024