Rikthehet Milani i vjetër. Bilanci 100%, mposht Interin në derbin italian falë Ibrahimoviqit

AC Milan ka thyer tabunë dhe ka fituar në derbin kundër Interit me rezultat 2-1. Kishte disa vite që AC Milan nuk kishte arritur të fitonte por dy golat e veteranit Zlatan Ibrahimovic thyen këtë tabu, derisa për Interin shënoi Romelo Lukaku

Zlatan Ibrahimovic ka dëshmuar se është një lojtar si vera. Sa më e vjetër aq më e shijshme, kurse Ibrahimovic sa më i vjetër duket edhe më i ri.

Në “Derby della Madonina”, Ibrahimovic edhe njëherë ka treguar cilësitë e tij pasi që ka shënuar dy gola, të dy në pjesën e parë dhe të dy për dy minuta.

Fillimisht ai nxorri penallti në minutën e 13-të të ndeshjes të cilën në të e shkaktoi Kolarov. Handanovic e priti penalltinë por devijimin e topit e shfrytëzoi përsëri Ibrahimovic për të shënuar golin e parë në ndeshje.

Ibrahimovic do të shënonte edhe golin e dytë tre minuta më vonë pasi merr një top të mirë nga Laoa.

Interi filluan të sulmojnë portën e Donnarummës dhe arritën ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 29-të te ndeshjes me anë të Lukaku.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e dytë.

Interi tentoi që të rikthehet në lojë gjatë pjesës së dytë por më kot, edhe pse fati i ndihmoi Milanit për ta marrë fitoren e parë kundër Inter që disa vite tashmë.

Me këtë fitore, AC Milan merr pozitën e parë në Serie A ku nga katër ndeshje ka katër fitore. Ndërkohë Inter mbetet me 7 pikë në vendin e gjashtë pas katër xhirove të zhvilluara.