Reprezentuesi i Kosovës sapo realizoi një super gol në Gjermani (VIDEO)

Reprezentuesi i Kosovës, Leart Paqarada, i cili luan te skuadra SV Sandhausen në Bundesliga 2 ka realizuar një super gol në udhëtim te FC Heidenheim.

Paqarada shkarkoi të djathtën e tij më minutën e 67-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Disa minuta më vonë Andrew Wooten realizoi edhe golin e tretë për skuadrën e SV Sandhausen për të marrë kështu një fitore me shumë vlera në luftën për mbijetesë.

Aktualisht SV Sandhausen renditet në pozitën e 14-të të renditjes tabelare me 37 pikë në Bundesliga 2. /gazetasheshi/

Më poshtë keni mundësi ta shihni golin e Paqaradës: