Renditja e rivalëve të Kosovës në ranglistën e FIFA-s, vetëm Andorra qëndron më keq se “Dardanët”

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në grup për kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024” në shortin e hedhur sot në Frankfurt të Gjermanisë.

“Dardanët” do të jenë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën, raporton Demokracia.com.

Bazuar në ranglistën e FIFA-s, vetëm reprezentacioni i Andorrës qëndron më keq se Kosova.

Përfaqësuesja e Zvicrës ndodhet në vendin e 15-të në renditjen e përditësuar së fundmi nga shtëpia e futbollit botëror.

Rumani zë vendin e 53-të në botë, Izraeli është e 76-ta në këtë renditje. Bjellorusia renditet në pozitën e 97-të. Kosova pas ndeshjeve të shtatorit në Ligën e Kombeve ra në pozitën e 107-të.

Ndërkaq, Andorra pozicionohet në vendin e 151-të në ranglistën e FIFA-s.

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian nisin në muajin mars të vitit 2023.

Kampionati Evropian do të mbahet në tetë qytete të Gjermanisë.