Reketa bashkë me titujt vendosën në sirtar, rusja i jep lamtumirën sportit të tenisit

Maria Sharapova ka vendosur t’i japë fund karrierës në moshën 32-vjeçare. Pesë herë fituesja e Grand Slam, i ka thënë lamtumirë sportit të tenisit.

Arsye për këtë vendim të papritur janë lëndimet e shumta dhe problemet e përsëritura me shpatullat.

Gjatë karrierës së saj, Sharapova ka fituar Wimbledonin, Australian Open, US Open dhe dy herë French Open.